Një tentim-vjedhje është raportuar në Xhaminë Medina në Viti.
Sipas njoftimit të xhamisë, rasti ka ndodhur më 5 shtator 2026, rreth orës 09:00, kur një person dyshohet se ka tentuar ta vjedhë arkën e xhamisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë organet kompetente, të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Nga Xhamia Medina kanë bërë të ditur se së shpejti do të publikohen pamje nga kamerat e sigurisë dhe informacione të tjera lidhur me personin e dyshuar.
Qytetarët që kanë informacione për rastin janë ftuar të bashkëpunojnë me organet kompetente.