Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se në cilësinë e dëshmitarit janë intervistuar dy persona.
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po hetohet
“Prishtinë / 18.09.2026 – NN. Policia ka marrë informacion se një person mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësorë, ndërsa në cilësinë e dëshmitarit janë intervistuar dy persona”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.