Një grua e moshuar nga Poterqi i Epërm i Klinës ka ndërruar jetë pas afro një muaji trajtimi mjekësor, si pasojë e lëndimeve të marra në incidentin e 6 shtatorit.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, Zoje Zeneli, ishte duke u trajtuar që nga dita e incidentit në Repartin Intensiv të Klinikës Infektive në QKUK.
Pavarësisht trajtimit mjekësor, ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë dje, rreth orës 03:00.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Në këtë rast, si i dyshuar figuron Berat Zeneli, ndërsa viktimë tjetër është edhe Ganimete Zeneli.
Pas vdekjes së Zoje Zenelit, rasti po trajtohet si “Vrasje e rëndë”.
Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit po vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.