Ganimete Zeneli, 42-vjeçarja që ndërroi jetë pas plagëve të marra në incidentin tragjik të 6 shtatorit në Poterq të Epërm të Klinës, do të varroset sot.

Varrimi i saj do të bëhet sot në orën 14:00, në varrezat e fshatit Poterq i Epërm, ndërsa familjarët për Sinjalin thanë se pranimi i ngushëllimeve do të bëhet në ceremoninë mortore dhe nuk do të hapet “e pamja”.

Ganimete Zeneli humbi jetën në QKUK, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në incidentin ku i dyshuar është vëllai i saj, Berat Zeneli, rreth 35-vjeçar.

Për të dyshuarin është raportuar se mund të ketë probleme të shëndetit mendor, mirëpo kjo mbetet çështje që duhet të vlerësohet dhe konfirmohet nga institucionet përkatëse.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.