Vetaksident në magjistralen Besi të Prishtinës, vetura përfundon në kanal
Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot, rreth orës 08:00, në magjistralen Prishtinë–Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi.Si pasojë e vetaksidentit, vetura ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, jashtë magjistrales.Deri më tani nuk ka informacione për…
8 nëntor 2026, 10:45
Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot, rreth orës 08:00, në magjistralen Prishtinë–Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi.
Si pasojë e vetaksidentit, vetura ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, jashtë magjistrales.
Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo për rrethanat që çuan deri te ky vetaksident.