Një zjarr ka përfshirë një lokal në sheshin e Prishtinës, ndërsa Policia ka rrethuar zonën me shirita sigurie.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, zona përreth lokalit është izoluar nga Policia.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri te zjarri, ndërsa nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar.