Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur mbrëmjen e së enjtes pranë fshatit Fan, në Mirditë, i ka marrë jetën një 38-vjeçari nga Kosova.

Viktima është Lorik Deçi, i cili prej shumë vitesh jetonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Humb jetën një 38-vjeçar nga Kosova në aksident me motor në rrugën e Kombit

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar pikëllim të thellë te familjarët, miqtë dhe të afërmit. Të shumtë kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet përmes postimeve në rrjetet sociale, duke e kujtuar si një njeri të respektuar dhe të dashur.

“Lamtumirë, Lorik… Ka lajme që ta thyejnë zemrën. Ikja jote e parakohshme na tronditi të gjithëve. Si djalë i lagjes sonë, do të të kujtojmë gjithmonë me respekt, buzëqeshjen tënde dhe kujtimet që le pas. Fjalët nuk e lehtësojnë dhimbjen që ndien familja jote, por lutemi që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”.