63 minatorët që kanë mbetur brenda minierës së “Trepçës” pas një defekti në pajisjet elektrike janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sipas informatave të pranuara nga menaxhmenti i “Trepçës”.
Minatorët janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00, ndërsa ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.
“Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00.
Ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji. Ndërkohë, po organizohet dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente. Menaxhmenti është në vendngjarje, ku kanë qenë edhe policia dhe zjarrfikësit”, shkroi ajo në Facebook.
Digjet trafoja në Trepçë, 63 minatorë mbeten të ngujuar në minierë -Sinjali