Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Apollonia” në Ferizaj.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një trotinet, të cilin dyshohet se e ka goditur vetura.

Ambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe gjendja e tyre.