Kanë kaluar afro dy muaj që nga zhdukja e Xhafer Raqit, i lindur në vitin 1948, ndërsa ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Raqi është raportuar i zhdukur më 2 korrik 2026 në Stacionin Policor në Qendër të Prishtinës. Që nga ajo ditë, njësitet policore të hetimeve, njësiti për kërkim-shpëtim i FSK-së dhe patrullat policore, në koordinim me Prokurorinë dhe në bashkëpunim me familjarët, kanë ndërmarrë veprime të shumta për gjetjen e tij.

Janë intervistuar persona që mund të kenë informacione për të, janë kontrolluar hyrje-daljet në pikat kufitare, ndërsa kërkimet janë zhvilluar edhe në zona që 78-vjeçari i frekuentonte zakonisht.

Megjithatë, 56 ditë pas raportimit të zhdukjes, Xhafer Raqi ende nuk është gjetur.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë çfarëdo informacioni për vendndodhjen e tij, ta raportojnë në numrin 192 ose në adresën elektronike info@kosovopolice.com.

Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e 78-vjeçarit.