Një person ka humbur jetën mëngjesin e së hënës pasi është goditur nga një tren në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, rasti është raportuar në Polici rreth orës 05:35.

“Rreth orës 05:35 Policia është njoftuar se treni, i cili ishte nisur nga qyteti i Pejës, e ka goditur një person. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhen njësitë kompetente policore dhe prokurori i shtetit”, tha Gashi.

Rrethanat dhe shkaqet e incidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente.

Me rastin po merren njësitë përkatëse policore dhe Prokuroria. /Telegrafi/