Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të shtunën në fshatin Mleqan të Malishevës.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:05, kur një veturë ka goditur një këmbësor.
Si pasojë e goditjes, këmbësori ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.