Një aksident trafiku ka ndodhur në Arbane të Prizrenit, ku janë përfshirë dy vetura.
Për momentin nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit, si dhe nëse ka persona të lënduar.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë detaje të reja.