Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Gjilan, ku janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e përplasjes, automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente.
Për momentin nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar, ndërsa shkaqet e përplasjes mbeten ende të paqarta.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar dhe detajeve të tjera lidhur me rastin.