Gazeta Sinjali raportoi më herët për një aksident në Fushë Kosovë, ku një tren goditi një veturë.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, rreth orës 16:20 është pranuar informata për një aksident trafiku në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një tren dhe një automjet.

“Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar. Me rastin po merret Njësiti Rajonal i Trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Sinjalin.

Policia është duke i hetuar rrethanat e aksidentit.