Gazeta Sinjali raportoi më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 15:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë”, tha Rugova.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.