Një rrahje ka ndodhur sot në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, ku një person është arrestuar nga Policia, ndërsa një tjetër ka kërkuar tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
Zahiti ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 14:00 dhe se njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet.
“Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në konfirmim.