Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Komoran, në komunën e Drenasit.

Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar apo për shkallën e dëmeve materiale.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës për rastin, ndërsa detajet pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të veprimeve në vendin e ngjarjes.