E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Annu Pratipati, ka takuar të enjten kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufajn.

Sipas Pratipatit, në takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit mes Ambasadës amerikane dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Në fokus të diskutimit kanë qenë edhe përpjekjet për luftimin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, përfshirë terrorizmin, trafikun e narkotikëve, emigracionin e paligjshëm, krimet kibernetike dhe aktivitetet e organizatave kriminale transnacionale.

Pratipati ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes institucioneve të dy vendeve në adresimin e këtyre sfidave të sigurisë.