Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Kopiliq të Skenderajt.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa nuk janë bërë të ditura as rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rastin.