Një grua e kërkuar nga drejtësia është arrestuar paraditen e së dielës në qendër të Prishtinës, në zbatim të një urdhër-arresti aktiv të lëshuar nga Gjykata.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Fatmire Shala rreth 40-vjeçare.
Sipas burimeve, rreth orës 11:00, njësitë policore për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Qendra e kanë lokalizuar dhe ndaluar Fatmire Shalën në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ndaj saj ishte në fuqi një urdhër-arrest aktiv për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, e paraparë me nenin 314 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Pas konsultimit me gjyqtarin kompetent, është urdhëruar që e dyshuara të dërgohet në mbajtje dhe të paraqitet nesër në orën 13:30 para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet seanca lidhur me rastin.
Me vendim të gjykatës, Fatmire Shala është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj, ndërsa procedurat ligjore ndaj saj do të vazhdojnë në gjykatë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.