Dy persona pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:47, në Lipjan.

Tutje thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar njëri prej të dyshuarve dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/