Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy personave të mitur gjatë një kontrolli u janë gjetur thika.
Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë, në ora 22:00.
“Gjatë kontrollit të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë - të mitur, janë gjetur dhe konfiskuar dy thika”, thuhet në raport.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.