Familja Kryeziu ka njoftuar se ceremonia e varrimit të zyrtarit policor Altin Kryeziu do të mbahet nesër, më 24 gusht 2026, në fshatin Bubavec.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të zhvillohet nga ora 17:00, në varrezat e fshatit Bubavec.
“Në këtë ditë të rëndë, do t’i japim lamtumirën e fundit Altinit, djalit, policit dhe njeriut që la pas kujtime, dhimbje e respekt të pashlyeshëm”, thuhet në njoftim.
Familja Kryeziu e ka përmbyllur njoftimin me fjalët: “U prehsh në paqe, Altin. Lavdi jetës dhe veprës tënde!”.
Altin Kryeziu ndërroi jetë pas lëndimeve të rënda që kishte pësuar në një aksident gjatë kryerjes së detyrës si zyrtar policor.