Një kontroll policor në Fushë Kosovë ka përfunduar me arrestimin e një 33-vjeçari, pasi gjatë verifikimit në sistem ka rezultuar se ai kërkohej me urdhër-arrest aktiv nga Gjykata.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Albert Sumajn, i cili është arrestuar sot, rreth orës 12:10.

Pas verifikimit të të dhënave të tij në sistemin policor, ka rezultuar se ndaj Sumajt ekzistonte urdhër-arrest i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë.

Urdhëresa lidhej me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Këtë herë, arrestimi nuk ka përfunduar me intervistim e as me lirimin e tij pas procedurave.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, urdhëresa parashihte vuajtjen e dënimit prej 15 ditësh burgim.

Pas përfundimit të procedurave policore, 33-vjeçari është dërguar në Qendrën Korrektuese, për ta vuajtur dënimin.