Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Marigona, ku një 22-vjeçar dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për M.B., rreth 22-vjeçar
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së tij, ku i riu dyshohet se ka përdorur një pistoletë për të qëlluar veten në kokë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili e ka transportuar të riun me shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, sipas informacionit të fundit të siguruar rreth orës 14:00, 22 vjeçari vazhdon të jetë me shenja jete, ndonëse në gjendje të rëndë, ndërsa mjekët po vazhdojnë përpjekjet për t’ia shpëtuar jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Nëse ju ose dikush që njihni po përballet me mendime për vetëlëndim ose vetëvrasje, kërkimi i ndihmës sa më herët nga familjarët, miqtë ose profesionistët e shëndetit mendor mund të bëjë një ndryshim vendimtar.