Gazeta Sinjali raportoi më herët se Haki Fazli Gashi nga Mleqani, i lindur në vitin 1954, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku.
Tashmë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin, duke bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur më 15 gusht, rreth orës 14:05, në Mleqan të Malishevës.
Sipas Policisë, i dyshuari, teksa po drejtonte veturën e tij, ka goditur një këmbësor, i cili si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit të Haki Fazli Gashit do të mbahet sot, më 16 gusht, në ora 17:00, në Mleqan.