Tre kosovarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e viktimave.

Sipas njoftimit, viktimat janë Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij, Gentian Aliu , 34 vjeç, si dhe Laurent Aliu, 16 vjeç.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike në Gjermani, teksa vëllezërit tanë po ktheheshin nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ata kanë shprehur ngushëllime për të afërmit dhe të gjithë ata që po përballen me këtë humbje të rëndë, duke lutur që viktimat të prehen në paqe.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura nga autoritetet gjermane.