Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot më datë 07.08.2026 ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Gjermania për në Kosovë.
Sipas një njoftimi për media thuhet se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Gjermanisë. I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat e tjera ligjore”, thuhet në njoftim.