Një 62-vjeçar ka humbur jetën paraditen e së enjtes, derisa po qëndronte në një restorant në fshatin Karaqevë e Epërme të Kamenicës.
Sinjali mëson se viktima është Naim Kastrati 62 vjeçar.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, në restorantin “Te Pishat”, ku Kastrati po pinte kafe kur papritur iu përkeqësua gjendja shëndetësore.
Qytetarët kanë njoftuar menjëherë autoambulancën, ndërsa ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Rogoqicë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Në vendngjarje kanë intervenuar edhe njësitet policore, hetuesit dhe forenzika e Stacionit Policor në Kamenicë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, është konstatuar se bëhet fjalë për vdekje natyrale, nuk janë urdhëruar veprime të tjera hetimore.