Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi.
Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i, përmes një njoftimi, ku thuhet se takimi shërbeu për vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta pas emërimit të Vergorit në krye të misionit paqeruajtës në Kosovë.
Gjatë takimit, të dy zyrtarët shkëmbyen pikëpamje për bashkëpunimin dhe riafirmuan përkushtimin e përbashkët për paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të KFOR-it, vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së bashkëpunimit për garantimin e sigurisë së të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, si dhe ruajtjen e stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor.