Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe duke rrëfyer një moment prekës me babanë e tij, Elmiun.
Rrahmani ka treguar se të premten, gjatë një vizite në QKUK, kishte takuar babanë e Altinit, i cili i kishte kërkuar vetëm një gjë: të lutej për shërimin e djalit të tij.
“E kam veç një kërkesë, lutu për Altinin, se nuk e ka gjendjen mirë”, ka rrëfyer Rrahmani fjalët e babait të tij.
Ai tha se më pas, së bashku me Elmiun, ishin nisur për në xhuma, me shpresën se gjendja e Altinit do të përmirësohej.
“Por sot, Altini nuk është më në mesin tonë”, ka shkruar deputeti.
Rrahmani i ka shprehur ngushëllime familjes Kryeziu dhe ka bërë lutje për policin e ndjerë.
“Zoti ju bashkoftë në Xhenet, baca Elmi, e familjes i dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Allahu e mëshiroftë Altinin!”, ka shkruar ai.
Altin Kryeziu ndërroi jetë pas lëndimeve të rënda që kishte marrë në një aksident gjatë kryerjes së detyrës si zyrtar policor.