Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të madh të shpejtësisë në Komunën e Shtimes.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është regjistruar më 6 gusht 2026, rreth orës 09:42, në rrugën transitore Davidovc–Belincë.

Shoferi me inicialet A.M., 49 vjeç, duke drejtuar një veturë BMW M5 me targa të huaja, është kapur duke lëvizur me shpejtësi 178 kilometra në orë, në zonën ku kufizimi ishte 60 kilometra në orë.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj në territorin e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në trafik, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.