Një rast i pazakontë është regjistruar më 7 tetor në Gjykatën Themelore në Gjakovë, pasi një grua është gjetur me një thikë në çantën e saj.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 09:00, gjatë qëndrimit në objektin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Nushe Azemi është pyetur nga gjyqtari nëse posedonte diçka ilegale me vete.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ajo më pas ka prezantuar një thikë, të cilën e mbante në çantë.
Pas kësaj, e dyshuara është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar në lidhje me rastin.
Thika është sekuestruar, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.