Një pjesëtar i Policisë së Serbisë është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar të Jarinjës.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për mediumin “KoSSev”, ndërsa sipas raportimit, i ndaluari është nga Kosova.
“Po merret në pyetje. Nuk do të thotë se ai do të dërgohet në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Për momentin nuk janë bërë të ditura arsyet e ndalimit dhe as dyshimet që rëndojnë ndaj tij.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të intervistimit dhe veprimeve të tjera procedurale.