Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte dëmtuar dy dyer dhe reflektorët e kishës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti” në Prizren.

“19.08.2026 – 00:05. Më datë 21.08.2026 në lidhje me rastin është identifikuar dhe intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte dëmtuar dy dyer dhe reflektorët e kishës”, thuhet në raport.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar.

Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.