Pas aksidentit tragjik që i mori jetën 30-vjeçarit Jetmir Sopi nga Janiqishti i Malishevës, familja ka njoftuar për ceremoninë e varrimit.

Sopi do të varroset nesër, më 12 gusht 2026, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Janiqisht.

Jetmir Sopi ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, disa orë pasi ishte përfshirë në një aksident të rëndë trafiku më 10 gusht në Janiqishtë.

Në aksident, motoçikleta me të cilën po lëvizte Sopi u përplas me një veturë Volkswagen Golf. Pas lëndimeve të marra, ai ishte dërguar për trajtim në QKUK, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Varrimi i tij do të bëhet nesër, ndërsa familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët pritet t’i japin lamtumirën e fundit 30-vjeçarit.