Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pejën, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Zhuj Selmani”.
Sipas informacioneve të para që ka siguruar Sinjali, viktima është një mashkull, i lindur në vitin 1992.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e 34-vjeçarit.
Për momentin nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, ndërsa organet kompetente kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet dhe detajet zyrtare sapo ato të bëhen të ditura.