Gazeta Sinjali raportoi më parë për një aksident trafiku që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan, ku u përfshinë një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti është regjistruar rreth orës 20:00.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur se drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

Nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.