Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të hetimit të vdekjes në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën, në orët e hershme të mëngjesit.

“Prishtinë 10.08.2026-05:15. Ekipi i emergjencës i kishte dhënë ndihmë mjekësore viktimës mashkull kosovar i cili ishte gjet i shtrirë në rrugë”, thuhet në raport.

Sipas mjekut viktima kishte ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, ndërkaq me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML.