Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Prishtinë, ku një motoçiklist nuk i është bindur shenjës të policit për t’u ndalë dhe në tentativë për t’iu shmangur godet atë dhe një veturë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë, të premten në ora 21:10.
“Ka ndodhë aksident në trafik në të cilin ka qenë të përfshira një motoçikletë dhe një veturë me targa vendore. Deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesit të motoçikletës polici i ka dhënë shenjë për t’u ndalë, por i dyshuari ka tentuar të shmanget duke mos iu bindur urdhrit të policit, e ka goditur policin dhe një veturë”, thuhet në raportin policor.
Si pasojë e aksidentit, zyrtari policor dhe dy personat në veturë kanë pësuar lëndime.