Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtët kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:35 në rrugën “Bedri Pejani”, në Vushtrri.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

“Rr.Bedri Pejani, Vushtrri 10.08.2026-11:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.