Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Gjakovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10 në rrugën “Dëshmorët e Hereqit”, ku Policia është njoftuar për një rast të plagosjes me armë zjarri.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Ajo ka bërë të ditur se i plagosuri ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për rastin është arrestuar.
Të dy janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të moshës madhore.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.