Policia e Kosovës ka bërë të ditur se heton një rast të vdekjes në Graçanicë.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 13:26, ku një person është lënduar dhe i njëjti nuk u ka mbijetuar plagëve.

“Graçanicë 07.08.2026, 13:26. Është raportuar për një mashkull kosovar të lënduar, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë, një gëzhojë dhe një telefon celular. Rreth orës 19:00 viktima i cili ishte në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore.