Një grua ka humbur jetën mëngjesin e së hënës në Pejë, pasi është goditur nga një tren që po qarkullonte në drejtim të Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi bërë të ditur për Telegrafin se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente dhe Prokurori i Shtetit.

Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe Prokurori i Shtetit. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për identifikimin e viktimës”, ka deklaruar Nikçi.

Ngjarja është raportuar rreth orës 05:32, kur treni që ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës ka goditur një person. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Pas rastit, Trainkos ka njoftuar se ka anuluar dy linja hekurudhore në relacionin Pejë-Prishtinë dhe anasjelltas.

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon linjat Pejë-Prishtinë

Bëhet fjalë për trenat me numër 760 dhe 4201, ndërsa treni me numër 4200 do të vazhdojë qarkullimin sipas orarit të planifikuar.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente. /Telegrafi/