Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një rrahje e cila ka ndodhur të enjten rreth orës 04:10 në rrugën “Gjilanit”, në Prishtinë.
Tutje siç thuhet në raport katër persona janë arrestuar dy shtetas të Kosovës dhe dy të Gjermanisë.
“Rr. Gjilanit , Prishtinë 06.08.2026-04:10. Raportohet se ka ndodhur një rrahje, të përfshirë në rast kanë qenë tre meshkuj kosovarë në cilësi të viktimave , njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar dy meshkuj kosovarë dhe dy meshkuj Shtetas të Gjermanisë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të Prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.