Gazeta Sinjali raportoi dje se 62-vjeçari Naim Kastrati humbi jetën paraditen e së enjtes, derisa po qëndronte në një restorant në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës.
Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ndodhi rreth orës 10:40, në restorantin “Te Pishat”, ku Kastratit iu përkeqësua papritur gjendja shëndetësore derisa po pinte kafe.
Në vendin e ngjarjes doli ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Rogoqicë, ndërsa mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti u cilësua si vdekje natyrale.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i Naim Kastratit do të bëhet sot, më 7 gusht 2026, në orën 18:00, në varrezat e fshatit Karaçevë e Epërme.
“Me pikëllim të madh i japim lamtumirën e fundit njeriut tonë të shtrenjtë, i cili do të mbetet përgjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona”, thuhet në njoftimin e familjes Kastrati.
Naim Kastrati është përshkruar nga bashkëvendësit si shok, mik dhe arsimtar i dashur.