Një grua shtetase e Gjermanisë është raportuar se është sulmuar fizikisht nga personi me të cilin bashkëjeton në Gjakovë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 01:00.
Viktima, shtetase e Gjermanisë, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, mashkull kosovar, me të cilin është në marrëdhënie bashkëjetese.
Pas rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/