Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident tjetër trafiku ka ndodhur sot në ora 07:30 në rajonin e Pejës, saktësisht në Loxhë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i tha Telegrafit se nga ky aksident dy persona janë të lënduar, ndërkaq të përfshira kanë qenë dy vetura.
Telegrafi mëson se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.
Dy të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës për trajtim mjekësor.