Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy motoçikletave, që ka ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana.

Pllana ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy motoçikleta, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime.